LAJME

Artikull

KNSB: Punonjësit e sektorit publik janë gati të protestojnë

Enjte, 29 Maj 2025, 11:58

KNSB: Punonjësit e sektorit publik janë gati të protestojnë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR.
Sipas analizës së sindikatës, paga mesatare në sektorin privat është rritur shumë më shpejt se ajo në sektorin publik gjatë 4 viteve të fundit. Ndërsa rritja në sektorin privat në periudhën 2021-2025 është mbi 30%, në sektorin publik është vetëm 17%, theksoi Pllamen Dimitrov. "Ne ende kemi paga në sektorin publik rreth 1500-1600 leva (rreth 750 – 800 euro), pavarësisht nëse bëhet fjalë për punë me kualifikim të ulët apo të lartë", dha ai një shembull.
Presidenti i KNSB tha gjithashtu se protesta e fundit nga punonjësit e transportit publik, e cila i la banorët e Sofjes pa autobusë, tramvaje dhe trolejbusë për gjashtë ditë, nuk ishte politike.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA