Artikull
Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov: Kryeqytetet e Bullgarisë dhe Taxhikistanit duhet të kenë një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë
Enjte 29 Maj 2025 13:31
Enjte, 29 Maj 2025, 13:31
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e Taxhikistanit, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë, i cituar nga BTA. Ai bisedoi me Ministrin e Industrisë dhe Teknologjive të Reja Sherali Kabir dhe me Ndihmësin Presidencial për Çështjet Ekonomike Nematullo Hikmatullozoda.
Atanas Zafirov theksoi se kompanitë bullgare janë të interesuara për projekte në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës dixhitale dhe në industrinë e lehtë. Përveç kësaj, vendi ynë mund të zgjerojë eksportin e një numri mallrash, siç janë pajisjet për industrinë ushqimore, makineritë bujqësore, pajisjet transportuese dhe ngritëse, arkat fiskale, pajisjet e ftohjes, veshjet dhe këpucët.
Nga ana e tyre, mikpritësit kanë treguar interes për mundësitë e investimit në Bullgari si një portë hyrëse për tregjet e BE-së, zhvillimin e lidhjeve turistike, rritjen e tregtisë së ndërsjellë, si dhe për eksportin e lëndëve të para dhe mineraleve.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave