Artikull
Forum mbi përfitimet e miratimit të euros në Ruse me pjesëmarrjen e Presidentit Petër Stojanov (1997-2002)
Premte 30 Maj 2025 02:00
Premte, 30 Maj 2025, 02:00
FOTO: Bashkia e Ruses
Madhësia e shkronjave
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të organizuar nga Administrata Rajonale do të marrin pjesë Presidenti Petër Stojanov (1997-2002), guvernatori rajonal i qytetit të Danubit Dragomir Draganov, anëtarë të Këshillit Fiskal.
Përparësitë ekonomike dhe strategjike të futjes së monedhës së vetme evropiane për biznesin bullgar - duke përfshirë uljen e kostove të transaksioneve, rritjen e besimit të investitorëve dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm makroekonomik - do të jenë disa nga temat e diskutuara.
Bashkëorganizator i forumit të biznesit "Përfitimet dhe perspektivat e futjes së euros në Bullgari" është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Ruses.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Ruses