Artikull
Mbështetësit e Ahmed Dogan do të diskutojnë idenë e krijimit të një partie të re
Premte 30 Maj 2025 07:41
Premte, 30 Maj 2025, 07:41
Ahmed Dogan
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për kryetar të saj. Arsyeja për krijimin e mundshëm të projektit të ri politik është vendimi i Xhevdet Çakërov për të dhënë dorëheqjen si kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe për të tërhequr ankesën për fshirjen e anëtarësisë së Deljan Peevskit në Lëvizjen për të Drejta dhe Liri. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Kasacionit pezulloi procesin lidhur me ndryshimet në parti. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se cila parti po del në skenë. Mendoj se Ahmed Dogan do të qëndrojë në anën e vizionit modern për instrumentin e ardhshëm politik të komunitetit dhe se projekti i ri është i pashmangshëm sepse nuk kemi më një instrument politik në duart tona", komentoi për Radion Kombëtare Bullgare Juxhell Atilla, anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Një nga objektivat që partia e re e mundshme do t’i vendosë vetes është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип