SHOQËRI

Artikull

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

Premte, 30 Maj 2025, 13:59

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në Evropë". Forumi në fshatin Minerallni Bani të Haskovos u hap sot, më 30 maj, nga nënpresidentja Ilijana Jotova dhe do të vazhdojë deri më 1 qershor, Ditën e Fëmijëve.

FOTO: Президентство

"Minerallni Bani për tri ditë do të jetë kryeqyteti i fëmijëve nga Ballkani, nga Ukraina dhe Moldavia - me kaq shumë ngjyra, kostume shumëngjyrëshe, talent, bukuri. Zakonisht Ballkani përmendet si një burim konfliktesh dhe përçarjesh. Ky festival dëshmon se ka shumë njerëz që tregojnë anën tjetër të Ballkanit përmes talenteve të fëmijëve tanë”, tha Jotova në fjalinë e saj përshëndetëse.

FOTO: Президентство

Festivali organizohet nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Fondi Bamirës "Prof. Dr. Zheljazko Hristov" me ndihmën e Bashkisë Minerallni Bani.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca 

Publikoi / Publikuan: БНР екип