Artikull
Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"
Shtunë 31 Maj 2025 06:05
Shtunë, 31 Maj 2025, 06:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos.
FOTO: BTA
Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të kaluar dhe festimet më 31 maj fillojnë me ritualin e "mbledhjes së trëndafilave" në kopshtet e trëndafilave pranë qytetit, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike amatore nga Bashkia e Karllovos. Programi muzikor dhe kulturor përfshin një orkestër gajdesh, të rinj e të reja që mbledhin trëndafila, ndërsa mysafirët përshëndeten me bukë rituale dhe një buqetë trëndafilash dhe barbarozash. Vallet e kukerëve do të kontribuojnë në krijimin e atmosferës festive, premtojnë autoritetet lokale.
Kulmi i eventit do të jetë dhënia e çmimit "Mbretëresha e Trëndafilave". "Mbretëresha" e re do të kurorëzohet nga mbajtësja e titullit të vitit të kaluar dhe do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit, duke i ftuar ata të këpusin një trëndafil nga mbretëria e saj.
Do të pasojë një procesion, me të cilin "Mbretëresha e Trëndafilave" do të hyjë në qytet, ku është planifikuar një program i pasur kulturor. Ekziston gjithashtu një "Rrugicë e Trëndafilave" me tenda, në të cilën prezantohen zeje dhe industri lokale që lidhen me jetesën tradicionale të rajonit - trëndafilat. Me interes për mysafirët është demonstrimi i procesit të distilimit të trëndafilave në enë autentike nga shekulli i 18-të.
FOTO: museumkarlovo.com
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, museumkarlovo.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип