Artikull
Pensioni mesatar në vend varion nga 1135 leva /580 euro/ në Sofje deri në 767 leva /392 euro/ në Razgrad
Shtunë 31 Maj 2025 09:45
Shtunë, 31 Maj 2025, 09:45
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më të ulëta janë në Razgrad – 767 leva /392 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore, njoftoi gazetarja Maria Kostova.
Aktualisht 4735 pensionistë nga një total prej mbi 2054000 marrin "tavanin" e pensioneve prej 3400 levash /1738 eurosh/. 812 500 njerëz mbijetojnë me një pension afër minimumit /580 leva, ose 296 euro/.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип