Artikull
Instituti Kombëtar i Statistikave:
Çdo prind i katërt nuk ka mundësi ta marrë fëmijën e tij me pushime
Dielë 1 Qershor 2025 10:09
Dielë, 1 Qershor 2025, 10:09
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3 e tyre, ndërsa për bullgarët treguesi është nën 1/5, dhe për fëmijët me origjinë turke - pothuajse 1/3. Raporti i Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI) “Fëmijët në Bullgari në vitin 2024” tregon nevojën për mbështetje për familjet me fëmijë, veçanërisht në fushat e kohës së lirë, kulturës dhe të ushqyerit. Shumica e adoleshentëve mund të përballojë pushimet larg shtëpisë për të paktën një javë në vit. Rreth 1/4 e prindërve nuk janë në gjendje t'i çojnë fëmijët e tyre me pushime. Gati 20% e fëmijëve nuk kanë pajisje për të luajtur jashtë dhe nuk marrin pjesë në aktivitete sportive ose muzikore. Një tjetër 7% janë të privuar nga një vend i përshtatshëm për të përgatitur mësimet në shtëpi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип