LAJME

Artikull

Ministria e Brendshme kundërshtoi numrin e protestuesve në mbrojtje të levës të njoftuar nga organizatorët

Hënë, 2 Qershor 2025, 07:33

Ministria e Brendshme kundërshtoi numrin e protestuesve në mbrojtje të levës të njoftuar nga organizatorët

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve bullgare të shtunën, më 31 maj.
Organizatorët e protestës, e cila u zhvillua në Sofje dhe në mbi 100 qytete të tjera të vendit, pohojnë se numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve i kaloi 270 000.
Numri është padyshim shumë më i vogël, iu përgjigj Ministria e Brendshme një pyetjeje nga gazeta "24 orë". Ministria nuk i numëroi pjesëmarrësit, por duke gjykuar nga numri i policëve që u dërguan për siguri dhe nga pamjet video të publikuara të Ministrisë së Brendshme nga një dron, është e qartë se nuk bëhet fjalë për 270 000 njerëz.
Ndërkohë, mbështetësit e euros shprehën dyshim në mediat sociale se disa nga fotot e protestave të postuara në internet janë të rreme dhe të përpunuara me inteligjencë artificiale.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme: 
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип