Artikull
Një sinjal karteli u ngrit kundër "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bullgaria"
Hënë 2 Qershor 2025 09:38
Hënë, 2 Qershor 2025, 09:38
FOTO: cpc.bg
Madhësia e shkronjave
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e "DPS - Fillimi i Ri". Referenca kërkon një shqyrtim të thelluar të aktiviteteve dhe veprimeve të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bullgaria" në tregun e importit, përpunimit dhe shpërndarjes së karburanteve, si dhe marrëdhëniet me pjesëmarrësit e tjerë të tregut, me qellim caktimin e koordinimit formal ose joformal. Në sinjal theksohet se ekziston një supozim i arsyeshëm se konsumatorët dhe bizneset po dëmtohen nga krijimi i një kufizimi të qëllimshëm të importeve të karburantit nga “Lukoil” vetëm për tregun bullgar, gjë që bëhet me pëlqimin e pjesëmarrësve të tjerë. Kjo çon në çmime përfundimtare më të larta të karburantit krahasuar me çmimet në konkurrencën reale, thuhet gjithashtu në sinjal.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: cpc.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип