Artikull
Me vënien e euros në shfrytëzim, po hapet një faqe e re në historinë bullgare, sipas kryeministrit
Hënë 2 Qershor 2025 10:33
Hënë, 2 Qershor 2025, 10:33
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është kategorik se vënja e euros nga 1 janari 2026 është një përparësi kryesore për qeverinë. Faza intensive e fushatës së komunikimit për euron është gjithashtu gati të fillojë, theksoi kryeministri.
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Kristalina Georgieva, e përshkroi anëtarësimin në eurozonë dhe përfitimet si një shans të shkëlqyer për Bullgarinë, duke përfshirë një atraktivitet më të lartë për investimet, mbrojtje më të madhe për vendin tonë brenda eurozonës dhe shansin e Evropës për një rol më të madh udhëheqës në ekonominë globale, si dhe mundësitë për Bullgarinë që rrjedhin nga kjo. Së dyti, Georgieva thekson mbrojtjen më të madhe të vendit brenda eurozonës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип