Artikull
Nën ulërimën e sirenave, bullgarët nderuan kujtimin e Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për liri
Hënë 2 Qershor 2025 11:59
Hënë, 2 Qershor 2025, 11:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në orën 12:00, nën tingujt e sirenave dyminutëshe, qytetarët në të gjithë vendin i bënë homazh kujtimit të Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, duke qëndruar në vend. Më herët gjatë ditës, mijëra njerëz u ngjitën në majën legjendare Okollçica në malin Stara Pllanina për pelegrinazhin kombëtar në kujtim të Hristo Botevit dhe të çetës së tij, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Vraca Iva Antonova.
"Për ne bullgarët, Hristo Botev është një simbol i lirisë kundër shtypjes, një simbol i vetëmohimit për atdheun, i mbulimit të plotë midis fjalëve të shprehura në poezinë e tij dhe veprave që bëri në jetën e tij të shkurtër", tha kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, në fjalimin e saj para të pranishmëve në majë. Sipas saj, poeti revolucionar është i gjallë në patriotizmin tonë, në ndjenjën tonë të dinjitetit kombëtar, në vetëdijen tonë dhe në kujtesën e popullit se Bullgaria mund të jetë një shtet demokratik, i lirë dhe evropian. Kujtimi i Hristo Botevit dhe i atyre që vdiqën për lirinë tonë u nderua në shumë vendbanime në të gjithë vendin.
FOTO: Ива Антонова
Për herë të parë, Dita e Botevit u shënua në vitin 1884 në qytetet Vraca dhe Plovdiv, sipas informacionit nga Departamenti i Referencave të BTA-së.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Iva Antonova
Publikoi / Publikuan: БНР екип