Artikull
Tre bullgarë të rinj kapërcyen raundin e parë të Roland Garros
Hënë 2 Qershor 2025 13:06
Hënë, 2 Qershor 2025, 13:06
Elizara Janeva dhe Rosica Dençeva
FOTO: Federata Bullgare e Tnisit
Madhësia e shkronjave
Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara, e renditur e dyta në skemë, me rezultatin 6:4, 6:1.
Një tjetër bullgare u kualifikua për raundin e dytë te vajzat – Elizara Janeva mundi Sol Ajlin Guidi nga Argjentina me 6:0, 6:1.
Në kategorinë e të rinjve, Aleksandër Vasilev e kaloi raundin e parë pas një fitoreje 6:7(3), 7:5, 6:3 ndaj Yanik Alvarez nga Porto Riko.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Federata Bullgare e Tnisit
Publikoi / Publikuan: БНР екип