MUZIKË

Artikull

"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA

Martë, 3 Qershor 2025, 03:35

"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA

FOTO: FB/DarinaYotovaOfficial

Madhësia e shkronjave

DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në bashkëautorësi me muzikantë norvegjezë. Teksti i këngës u shkrua posaçërisht për DARA nga shoqja e saj Dara Ekimova. Kënga ka një kuptim të veçantë për DARA, siç e tregon edhe vetë ajo:
"Vite më parë, kisha një dashuri që në vend që të jepte, merrte. Me "Asgjë më shumë" liroj të kaluarën dhe i jap dashurisë së vërtetë një shans të më dojë për atë që jam."
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/DarinaYotovaOfficial

Publikoi / Publikuan: БНР екип