LAJME

Artikull

Georg Georgiev:

Rusia po kryen propagandë dhe veprime hibride kundër të ashtuquajturave vende armike, përfshirë Bullgarinë

Martë, 3 Qershor 2025, 06:41

Georg Georgiev

Georg Georgiev

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, mbi 30000 bullgarë, kryesisht nga rajoni Zaporozhie, jetojnë nën pushtimin e përkohshëm rus, thekson ministri i jashtëm Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve nga PP-DB, njoftoi BTA. Të drejtat themelore të të ashtuquajturve bullgarë tavrianë kufizohen sistematikisht, përfshirë të drejtën e tyre për të mësuar bullgarisht. Ministri thekson se mësimi i bullgarishtes në shkollat ​​shtetërore në territoret e pushtuara është i ndaluar në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ai jep shembullin e shkollave bullgare të së dielës në Melitopoll dhe Berdjansk, të cilat u detyruan të ndërpresin mësimin me pjesëmarrje fizike, si dhe mbylljen e një prej institucioneve kryesore arsimore që jep mësim bullgarisht në Ukrainë - Liceut Bullgaro-Ukrainas në Primorsk.

Сградата на Украино-българския лицей в Приморск

FOTO: primlicey.ucoz.ua

Në letër gjithashtu theksohet se Rusia shfrytëzon të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë fushat e arsimit dhe kulturës, për propagandë politike dhe veprime hibride kundër të ashtuquajturave shtete armike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg, primlicey.ucoz.ua

Publikoi / Publikuan: БНР екип