Artikull
Bullgaria u shpall për një liri më të madhe fiskale në shpenzimet e mbrojtjes
Martë 3 Qershor 2025 08:02
Martë, 3 Qershor 2025, 08:02
Atanas Zaprjanov
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke iu përmbajtur një politike financiare konservatore në dritën e anëtarësimit të pritur në eurozonë. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Vilnius, njoftoi qendra e shtypit e ministrisë, e cituar nga BTA. Ministri bullgar theksoi se në Samitin e ardhshëm të NATO-së në Hagë, Aleanca duhet të riafirmojë rolin e saj si garantuesi kryesor i sigurisë kolektive në zonën euroatlantike. Lidhur me shpenzimet e mbrojtjes, ai theksoi rëndësinë jo vetëm të ndarjes së më shumë fondeve, por edhe të shfrytëzimit të këtyre burimeve në mënyrë më efektive, duke marrë parasysh prioritetet e sigurisë dhe mbrojtjes.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes