EKONOMI

Artikull

Instituti për Ekonominë e Tregut: Nga sot punojmë për veten tonë

Martë, 3 Qershor 2025, 11:52

Instituti për Ekonominë e Tregut: Nga sot punojmë për veten tonë

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po fillojnë të punojnë për veten e tyre.Këtë vit, kontributi tatimor për shtetin matet në një numër rekord ditësh - 154, zbuluan ekspertët. Përjashtimi nga taksat vjen kaq vonë për shkak të zgjerimit të buxhetit dhe niveleve më të larta të rishpërndarjes së të ardhurave, duke arritur në rreth 37% të produktit të brendshëm bruto në vitet e fundit, në një shifër të pritur prej 42% në buxhetin e vitit 2025.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay