Artikull
Kompani gjermane të mbrojtjes kërkojnë partnerë në Bullgari
Martë 3 Qershor 2025 13:29
Martë, 3 Qershor 2025, 13:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin e kontakteve, si dhe thellimin e marrëdhënieve ekzistuese tregtare dhe partneriteti me bizneset bullgare, njoftoi BTA. "Gjermania është një investitor kryesor në Bullgari dhe partneri i saj tregtar numër një", u tha pjesëmarrësve presidenti Rumen Radev. Ai theksoi rëndësinë e investimeve gjermane në sektorin civil dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi do të transferohet edhe në sektorin ushtarak. Bullgaria është pjesë e iniciativës për blerjen e përbashkët të sistemeve anti-raketore IRIS-T. "Përveç blerjes, po flasim edhe për bashkëpunimin industrial mbi këtë temë", tha Radev. Në forumit u vu në dukje, se Gjermania dhe Bullgaria po bashkëpunojnë gjithashtu në ndërtimin e dy anijeve të reja për Marinën Bullgare. “Rheinmetall”, nga ana tjetër, ofroi të investojë në ndërtimin e një fabrike baruti në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип