LAJME

Artikull

Zëvendëskryeministri Zafirov: Nuk pritet një skenar të zymtë pas miratimit të euros

Martë, 3 Qershor 2025, 14:34

Zëvendëskryeministri Zafirov: Nuk pritet një skenar të zymtë pas miratimit të euros

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros  në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor të raportit të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron, njoftoi gazetari i BNR-së Daniell Inkov. Përçarja në shoqëri mbi hyrjen në eurozonë dhe miratimin e euros si monedhë kombëtare nxitet nga forcat politike të udhëhequra nga motive të ngushta partiake, komentoi Zafirov dhe theksoi se politikanët duhet të largojnë frikën rreth euros përmes një fushate të përshtatshme informuese.
Sipas një ankete të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë, mbi 65% e kompanive janë gati të miratojnë euron. Sipas kryetarit të Dhomës Industriale Bullgare, Dobri Mitrev, kostot aktuale të konvertimit të monedhës janë rreth gjysmë miliardi leva në vit dhe me aplikimin e euros, ato do të kursehen, raportoi BTA.
Shkëmbimi i levit me euro në Bullgari do të bëhet duke ruajtur kursin zyrtar të këmbimit prej 1.95583 leva për 1 euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип