Artikull
Grupi Vokal "Radiodeca" nis pushimet verore me një koncert
Mërkurë 4 Qershor 2025 03:55
Mërkurë, 4 Qershor 2025, 03:55
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar "Përshëndetje, Pushime!", atyre do t'u bashkohen në skenë muzikantë të njohur. Të vegjël dhe të rritur së bashku do të prezantojnë, përveç titullit të ri në repertorin e grupit vokal - "Stinët", еdhe këngët e preferuara për fëmijë, përfshirë "Kohë këmbëzbathur"me muzikë dhe aranzhim të kompozitorit Aleksandër Brëzicov, dhe tekst nga Bogomill Gudev.
Për të ilustruar tëtalentin e fëmijëve nga Grupi “Radiodeca” ju ofrojmë këngën “Arlekino”.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип