LAJME

Artikull

Kostadin Kostadinov: Jeniçerët do të mburren me vrasjen e pavarësisë bullgare

Mërkurë, 4 Qershor 2025, 08:59

Kostadin Kostadinov

Kostadin Kostadinov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është koha të dalim para popullit bullgar dhe të dëgjojmë se çfarë do të thotë - populli bullgar thotë "po" për levën dhe "jo" për euron, thotë se duhet të jetë pyetur, tha në një deklaratë nga foltorja parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, njofton BTA. Pas leximit të deklaratës, deputetët e partisë u larguan nga salla plenare. Sipas fjalëve të udhëheqësit të partisë "Vëzrazhdane", jeniçerët në vendin tonë do të mburren me vrasjen e pavarësisë bullgare, shtetit bullgar dhe popullit bullgar, ashtu siç bënë fashistët në vitin 1941 në ndërtesën e Kuvendit Popullor, duke folur përsëri për detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja që nënshkruam.
"A ju duket e njohur sot - detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar për anëtarësimin e Bullgarisë për t'u bashkuar me BE-në. Pas vitit 1944, ata që bërtasin "ura" në Kuvendin Popullor gjykoheshin për tradhtinë që kanë kryer - kështu po ndodh aktualisht me vendosjen e një monedhe të huaj, me asgjësimin e pavarësisë financiare bullgare", tha Kostadin Kostadinov në ditën kur priten raportet e konvergjencës për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA