Artikull
Qeveria do të punojë për një tranzicion të qetë në euro
Mërkurë 4 Qershor 2025 15:42
Mërkurë, 4 Qershor 2025, 15:42
Nga e majta në të djathtë - ministrja e financave Temenuzhka Petkova, kryeministri Rosen Zheljazkov, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare Dimitër Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë bullgare, e cila në fund të viteve 90-të nisi rrugën për të qenë pjesë e bashkimit të vendeve të zhvilluara dhe të lira evropiane", tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë për shtyp, njoftoi BNR "Horizont". Kryeministri theksoi se me shumë punë dhe vështirësi, bullgarët kanë arritur gjëra që shumë kombe të tjera nuk kanë qenë në gjendje t'i arrijnë.
"Qytetarët dhe bizneset bullgare duhet të sigurohen se nuk do të lejojmë një rritje të pajustifikuar të çmimeve", siguroi ministrja e financave Temenuzhka Petkova, duke shtuar se që tani e tutje qeveria do të punojë për një kalim të qetë në euro. "Qeveria bullgare është gati të prezantojë euron nga 1 janari 2026. Ne jemi përgatitur për këtë proces për një kohë të gjatë", ishte kategorike Petkova.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, deklaroi se detyra e BNB-së tani është të sjellë infrastrukturën teknike dhe logjistike tashmë të krijuar, e cila përfshin sistemet e informacionit, sistemet e pagesave, kontabilitetin dhe statistikat, në "regjimin e eurozonës".
Fushata informuese rreth euros është gati të fillojë me seriozitet. Një muaj pas vendimit të Këshillit, po vjen tregimi i dyfishtë i çmimeve në leva dhe euro.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип