LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 qershorin 2025

Mot i nxehtë me reshje shiu

Mërkurë, 4 Qershor 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 5 qershorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore fenomenet do të vazhdojnë gjatë natës duke u gdhirë e premtja. Gjatë ditës moti do të jetë i nxehtë me temperatura maksimale midis 30° dhe 35°, në Sofje - rreth 30°.
Në male do të jetë kryesisht me diell para mesditës, dhe më pas do të re me shi. Në shumë vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë shira afatshkurtër. Era do të jetë e lehtë deri në mesatare, por gjatë stuhive me bubullima do të ndryshojë shpejtësinë e saj. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 23°, në 2000 m – rreth 16°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e dobët juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta se në brendësi - midis 24° dhe 27°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 18°-20°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA