Enjte 5 Qershor 2025 07:07
Enjte, 5 Qershor 2025, 07:07
Rosica Dençeva
FOTO: bgtennis.bg
Madhësia e shkronjave
Tre tenistë bullgarë u kualifikuan për çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Francës për vajza dhe djem, njofton BTA.
Rosica Dençeva mundi Laima Vlladson nga Lituania, e renditura e 16-të, me rezultatin 7:5, 6:4 dhe për një vend në gjysmëfinale do të përballet me kinezen Zhujen Çzhan e renditur e 11-të në skemë, ose Luna Maria Sinali nga Argjentina.
FOTO: @BulgarianTennisFederation
Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev gjithashtu arritën të renditeshin në tetë më të mirët në turneun e djemëve në Paris. Ivanov mundi Xhagër Lijç të Shteteve të Bashkuara, i renditur i pesti, me rezultatin 2:6, 6:3, 6:4, dhe Vasilev mundi rusin Sava Ribkin me rezultatin 6:2, 7:5.
Александър Василев
FOTO: БФТ
Në çerekfinale, Ivan Ivanov do të luajë kundër italianit Jakopo Vazami, i renditur i dyti në skemë, ndërsa Aleksandër Vasilev do të përballet me amerikanin Xhak Kennedi ose Rjo Tabata nga Japonia. Të dy bullgarët u kualifikuan gjithashtu për çerekfinalet në dyshe.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgtennis.bg, @BulgarianTennisFederation, Federata Bullgare e Tenisit
Publikoi / Publikuan: БНР екип