Enjte 5 Qershor 2025 11:40
Enjte, 5 Qershor 2025, 11:40
FOTO: Facebook/Ostava
Madhësia e shkronjave
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një tingull më të këndshëm me nostalgji të lehtë në tekst, i cili është vepër e kitaristit të grupit Georgi Georgiev dhe vokalistit Svilen Noev.
Përveç të gjithë grupit, bateristi Daniell Georgiev luan një rol kyç në strukturën dhe krijimin e aranzhimit. Edhe në "Kujtim" producenti Georgi Stanev është përsëri përgjegjës për miksimin dhe prodhimin përfundimtar të këngës.
FOTO: Facebook/Ostava
Një video bardh e zi me stil nga Nevena Spasova, gruaja e Svilen Noev, tani është fakt. Ai paraqet momente personale nga periudha të ndryshme në jetën e secilit anëtar të grupit, duke theksuar mesazhin e tyre: "Kujtimi" është një këngë që jeton midis djeshmes dhe nesërmes, por u krijua për të tingëlluar sot - e sinqertë, ritmike dhe personale".
Lexoni më shumë për këngëtarin Svilen Noevin:
Lexoni më tepër për Grupin “Osatava” në arkivin tonë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Ostava
Publikoi / Publikuan: БНР екип