LAJME

Artikull

Bullgaria nuk do të heqë dorë nga kushtet e saj për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Enjte, 5 Qershor 2025, 12:23

Georg Georgiev

Georg Georgiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e arritura. Këtë e tha në margjinat e parlamentit ministri i jashtëm Georg Georgiev, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva.
"Ne i përmbahemi në mënyrë të rreptë konsensusit të arritur në vitin 2022, nuk do të devijojmë prej tij. Ne e kuptojmë rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu konfirmojmë parimin e meritave të veta.Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është i garantuar. Ai bazohet në kritere dhe kushte specifike që duhet të përmbushë çdo vend kandidat për anëtarësim", theksoi Georgiev.
Ndër kërkesat e Bullgarisë është përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit dhe garantimi i të drejtave të tyre.
Lexoni më shumë mbi temën në postimin e mëposhtëm:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA