LAJME

Artikull

PP-ja shqyrton mundësinë e votës së mosbesimit ndaj qeverisë pas 9 korrikut

Enjte, 5 Qershor 2025, 15:31

PP-ja shqyrton mundësinë e votës së mosbesimit ndaj qeverisë pas 9 korrikut

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i pakthyeshëm. Kjo u njoftua nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) në një konferencë për gazetarët në Kuvendin Popullor, njoftoi BTA. Sipas bashkëkryetarit të PP-së, Kirill Petkov, diskutimi me partnerët e tyre nga "Bullgaria Demokratike" nuk është nëse ka një arsye për një votim, por kur duhet të jetë data e tij. Si shembuj të dështimit të qeverisë për t'u përballur, ai përmendi kujdesin shëndetësor, arsimin, problemet në Ministrinë e Brendshme, korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Partnerët e koalicionit të PP - "Bullgaria Demokratike" (DB), megjithatë, hezituan dhe e shtynë sulmin ndaj kabinetit. Dje, DB deklaroi se, sipas mendimit të tyre, kushtet për një votë mosbesimi nuk do të ekzistojnë deri në shtator në lidhje me përgatitjet për buxhetin e vitit 2026 dhe për eurozonën.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) rreth Ahmed Doganit la të kuptohej për mbështetje të mundshme për votimin, njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. Lideri i GERB-së, Bojko Borisov, nga ana e tij e përshkroi iniciativën si "budallallëk". Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do ta pengonin vendin tonë të hynte në eurozonë më 1 janar 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип