SHOQËRI

Artikull

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Premte, 6 Qershor 2025, 06:18

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA Shoqata e Bankave në Bullgari, pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane në lidhje me gatishmërinë e Bullgarisë për anëtarësim në eurozonë nga 1 janari 2026.
Banka Kombëtare Bullgare do të këmbejë leva në euro pa pagesë, në sasi të pakufizuara dhe pa kufizime kohore, njoftuan nga Banka Kombëtare Bullgare.
Bankat e tjera dhe Postat Bullgare do të shkëmbejnë valuta falas gjatë 6 muajve të parë nga data e vënies së euros në Bullgari. Në bankat, për shumat mbi 30 000 leva për transaksion, do të kërkohet një kërkesë paraprake.
Në Postat Bullgare për shuma në përmasë nga 1000 deri në 10 000 leva në ditë për një person, do të kërkohet një kërkesë paraprake nga 3 deri në 5 ditë pune.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип