Premte 6 Qershor 2025 07:23
Premte, 6 Qershor 2025, 07:23
Xhamia Tombull në Shumen
FOTO: BNR - Shumen
Madhësia e shkronjave
Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Kërxhali Valja Apostollova. "Kurban Bajrami nuk është vetëm një ritual fetar, por edhe një kohë për falje dhe forcimin e lidhjeve shoqërore. Njerëzit vizitojnë të afërmit, varret e të dashurve të vdekur, lexojnë Kuranin, japin lëmoshë dhe përpiqen të jenë më të sjellshëm dhe më të dhembshur. Festa tregon rëndësinë e besimit, përulësisë dhe gatishmërisë së një personi për të sakrifikuar diçka personale për hir të diçkaje më të mirë", tha Sadullov.
Kurban Bajrami zgjat katër ditë. Tradicionalisht, përgatitet një kurban, një pjesë e të cilit u dhurohet të dashurve dhe njerëzve të varfër.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR - Shumen, BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип