SPORT

Artikull

Ekipi bullgar i volejbollit për femra shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Premte, 6 Qershor 2025, 08:46

Ekipi bullgar i volejbollit për femra shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

FOTO: bvf.bg

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja bullgare e femrave shënoi fitoren e saj të parë në Ligën e Kombeve. Bullgaret mposhtën Republikën Dominikane me rezultatin 3:1 (25:21, 30:32, 25:19, 31:29) në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të garës, të luajtur në Otava të Kanadasë.
Ndeshja e tyre e radhës është më 8 qershor, të dielën, kundër kampioneve të botës nga Serbia.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bvf.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип