Artikull
Disa institucione bashkojnë forcat kundër rritjes së pajustifikuar të çmimeve
Premte 6 Qershor 2025 09:21
Premte, 6 Qershor 2025, 09:21
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve po bashkojnë forcat përmes një marrëveshjeje kundër tregtarëve të pandershëm që do të përdorin vendosjen e euros, si dhe periudhën para 1 janarit 2026, për të rritur në mënyrë të pajustifikuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë. Koordinimi midis institucioneve pritet të kontribuojë në një kontroll dhe reagim më efektiv ndaj shkeljeve.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Rumen Specov, siguroi se inspektimet tashmë filluan në objektet tregtare në të gjithë vendin.
Maria Filipova, kryetare e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, theksoi se disa tregtarë tashmë i tregojnë çmimet si në leva ashtu edhe në euro. Megjithatë, disa prej tyre e tregojnë çmimin në euro me të kuqe, gjë që i ngatërron konsumatorët të cilët mendojnë se ky është një çmim promocional për produktin.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA