Artikull
Bullgaria shpreson të marrë gjysmën e fondeve në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit
Premte 6 Qershor 2025 10:51
Premte, 6 Qershor 2025, 10:51
Tomisllav Donçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev gjatë kontrollit parlamentar. "Nëse gjithçka shkon mirë, mund të marrim pagesën e dytë në shtator", tha ai. Sipas tij, pagesa e tretë mund të merret para fundit të vitit, njoftoi BTA. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2025, Bullgaria mund të marrë gjysmën e fondeve në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, theksoi zëvendëskryeministri Donçev. Ai kujtoi se si rezultat i negociatave me Komisionin Evropian, u arrit një marrëveshje për të hequr dorë nga angazhimi për liberalizimin e tregut për konsumatorët familjarë në këtë fazë. Për më tepër, qëndrimi i qeverisë bullgare është se vendi tashmë e përmbushi angazhimin e tij në lidhje me Udhërrëfyesin për Neutralitetin Klimatik dhe nuk nevojiten hapa shtesë në këtë drejtim. KE ka treguar mirëkuptim në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë se një datë përfundimtare për mbylljen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nuk duhet të caktohet me ligj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип