Artikull
Kryeministri deklaroi se Bullgaria nuk ka asnjë çështje dypalëshe të pazgjidhur me Shkupin
Premte 6 Qershor 2025 11:39
Premte, 6 Qershor 2025, 11:39
Росен Желязков
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qëndrimi i Republikës së Bullgarisë është i qartë. Ne nuk kemi asnjë çështje dypalëshe me Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë nga foltorja e parlamentit dhe kujtoi se javën e kaluar parlamenti miratoi unanimisht një vendim mbi përparimin e Shkupit në rrugën drejt BE-së, njoftoi BGNES.
Të gjitha problemet me Maqedoninë e Veriut janë zgjidhur me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017. Korniza negociuese për pranimin e Shkupit në BE bazohet në të ashtuquajturin propozim kompromis francez gjatë Presidencës Franceze, ku kërkesat që vendi kandidat, Maqedonia e Veriut, duhet të përmbushë janë të përcaktuara qartë dhe respektimi i tyre kryhet brenda kuadrit të procesit të negociatave. Kjo çështje nuk është dypalëshe, përfshirë raportin në Parlamentin Evropian mbi përparimin e Shkupit drejt BE-së, theksoi Zheljazkov.
Lexoni më shumë mbi temën postimin e mëposhtëm:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип