Artikull
Dëgjuesit presin nga Radioja Kombëtare Bullgare më shumë lajme, muzikë dhe informacion të dobishëm
Premte 6 Qershor 2025 14:03
Premte, 6 Qershor 2025, 14:03
Prezantimi i anketës sociologjike në Këshillin e Mediave Elektronike
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lajmet dhe koncertet e transmetuara nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) janë më të dëgjuarat nga auditori. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i "Alfa Research" i porositur nga Këshilli i Mediave Elektronike që eksploron misionin publik të BNR-së dhe Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT).
Mbi gjysma e të anketuarve do të donin më shumë muzikë bullgare në Radion Kombëtare Bullgare. Një tjetër 40 për qind preferojnë muzikantë të huaj. Mbi 1/3 e dëgjuesve duan edhe më shumë lajme, dhe afërsisht e njëjta përqindje - më shumë informacion rreth motit dhe kushteve të trafikut.
Kryetarja e Këshillit të Mediave Elektronike, Simona Veleva, theksoi se dialogu mbi të ardhmen e medias kalon nëpërmjet të dhënave objektive sociologjike dhe ruajtjes së pavarësisë së medias publike. U theksua gjithashtu nevoja për financim dhe tërheqjen e një audience të re deri në moshën 29 vjeç.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA