Artikull
Parashikimi i motit për 7 qershorin 2025
Të shtunën - diell deri në mesditë, pasdite - vranësira dhe shi në zona të caktuara
Premte 6 Qershor 2025 16:35
Premte, 6 Qershor 2025, 16:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat dhe pellgje. Të shtunën para mesditës, do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, mbi rajonet malore të Bullgarisë Jugperëndimore dhe përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina do të përhapen re të shiut. Do të bien shira të shoqëruara me bubullima në disa rajone. Era do të jetë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 30° dhe 35°, më të ulëta në bregdetin e Detit të Zi, në Sofje - rreth 30°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të formohen re të shiut, ndërsa në disa vende në masivet në Bullgarinë Perëndimore do të bjerë shi me bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra - rreth 16°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, vende-vende do të formohet mjegull afatshkurtër. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-26°. Temperatura e ujit të detit është midis 20° dhe 24°. Valët e detit do të jenë 2-3 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип