LAJME

Artikull

Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet pranë Kazanllëkut

Shtunë, 7 Qershor 2025, 02:45

Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet pranë Kazanllëkut

FOTO: kazanlak.bg

Madhësia e shkronjave

Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e programit të Festivalit të Trëndafilit dhe po organizohet për të 13-tin vit. Më 7 qershor në orën 12:00 në atraksionin arkeologjik "Lugina e Mbretërve Trakë" pranë qytetit, të gjithë mysafirët dhe banorët e Kazanllëkut janë të ftuar të bëhen pjesë e përvojës unike kulinare, që kombinon shijen dhe traditën bullgare, bën të ditur bashkia.
Organizatorët po përgatiten të mbështjellin një byrek gati një kilometër të gjatë, të mbushur me llokum trëndafili, njofton Radio Stara Zagora.
Festivali i Vjeljes së Trëndafilave në Kazanllëk mbledh vizitorë nga e gjithë bota që duan të njihen me trëndafilin vajor, përpunimin dhe përdorimin e tij në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: kazanlak.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип