Artikull
Regjisori slloven Jernej Lorenci do të vërë në skenë “Fizika e trishtimit” në Teatrin Popullor në Sofje
Shtunë 7 Qershor 2025 04:00
Shtunë, 7 Qershor 2025, 04:00
FOTO: BGNES, ozone.bg
Madhësia e shkronjave
Një nga titujt, që do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Popullor gjatë vitit 2026, tashmë është i njohur. Kjo është shfaqja “Fizika e trishtimit”, të cilën regjisori slloven Jernej Lorenci do ta vërë në skenën teatrore. Kjo nuk është puna e tij e parë me aktorë bullgarë – “Orfeu” i tij, që interpreton mitin për Orfeun dhe Euridikën, i solli atij tre çmime “Ikar” për vitin 2023 në kategoritë “Regjisori më i mirë” dhe “Shfaqja më e mirë” sipas publikut.
Йериней Лоренци
FOTO: nationaltheatre.bg
Kastingu për aktorët, të cilët do të marrin pjesë në dramën sipas romanit të Georgi Gospodinovit, do të zhvillohet në nëntor në praninë e regjisorit slloven. Romani ka qenë një here i adaptuar dhe I vënë në skenë në vitin 2017 sërish nga sllovenë, por në Bllagoevgrad. Ndërsa në vitin 2019, regjisori dhe animatori me famë botërore Teodor Ushev krijoi një film të animuar sipas tregimit të Gospodinovit “Vajsha e verbër”, i dubluar në bullgarisht nga aktorja Teodora Duhovnikova dhe me muzikën e Nikola Gruevit – Kottarashky.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: BGNES, ozone.bg, nationaltheatre.bg