SHOQËRI

Artikull

Qyteti i dytë më i madh bullgar tërheq gjithnjë e më shumë studentë të huaj

Hënë, 9 Qershor 2025, 02:10

Пловдив

Пловдив

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Greqia.
Në Universitetin e Plovdivit "Paisij Hilendarski" studiojnë 276 studentë të huaj në 80 disiplina me mësim në gjuhë të huaj.Pjesa më e madhe e studentëve të ardhshëm të diplomuar vjen nga Ukraina, Moldavia, Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në Akademinë e Arteve Muzikore, Vallëzimit dhe Arteve Pamore studiojnë 192 të rinj, kryesisht nga Kina, Turqia, Greqia, SHBA, Rusia, Ukraina, Franca, Moldavia, Japonia dhe Portugalia.
110 janë studentët e huaj në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv, ku shumica janë nga Turqia, transmetoi BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv 

Publikoi / Publikuan: БНР екип