Artikull
"Të dua" – një këngë e re nga supergrupi "Fondacijata"
Hënë 9 Qershor 2025 03:10
Hënë, 9 Qershor 2025, 03:10
FOTO: FB/fondacioni - The Fondation
Madhësia e shkronjave
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski rrallë krijojnë muzikë origjinale, dhe kjo është arsyeja pse çdo këngë e tyre e re bëhet një ngjarje. Tani ata po prezantojnë këngën "Të dua" me muzikë dhe tekst nga Doni. Aranzhimi është nga i gjithë supergrupi, dhe dirigjenti Konstantin Dobrojkov e përshtati atë për një orkestër simfonike. Në interpretimin e këngës, të katërve u bashkohen kolegët dhe miqtë e tyre të shquar, përfshirë ata nga brezi më i ri: Ljubo Kirov, Dara, Mihaella Marinova, Sllavin Sllavçev dhe Elizabet.
Premiera e këngës përkon me fillimin e një turneu evropian, i cili do të pasohet nga koncerte në Bullgari. Finalja e këtij turneu do të jetë në festivalin "Apolonia" në Sozopoll, ku muzikantët nga "Fondacijata" do të mbajnë një klasë mjeshtërie dhe një koncert të veçantë me muzikantë të rinj.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/fondacioni - The Fondation
Publikoi / Publikuan: БНР екип