LAJME

Artikull

Avioni i dytë bullgar F-16 u ul në bazën ajrore Graf Ignatievo

Hënë, 9 Qershor 2025, 06:04

Avioni i dytë bullgar F-16 u ul në bazën ajrore Graf Ignatievo

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Aeroplani u prit nga Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Nikollaj Rusev, Komandanti në detyrë i Bazës së Tretë Ajrore, Kolonel Metodi Orllov dhe personeli i bazës ajrore. "Procesi i adoptimit të platformës së re F-16 Block 70 në Forcat tona Ajrore dhe në Ushtrinë Bullgare vazhdon me sukses", tha Admirali Emill Eftimov. Ai shtoi se qëllimi mbetet i pandryshuar - të marrim të tetë avionët luftarakë F-16 sipas kontratës së parë këtë vit. Pritet që në vitet e ardhshme të blejmë edhe tetë avionë luftarakë F-16, për të cilët është bërë pagesa.

FOTO: Министерство на отбраната

Avioni i parë F-16 Block 70, i cili mbërriti në fillim të prillit, është plotësisht funksional, ka përfunduar pranimin teknik dhe të aviacionit, dhe kanë mbetur vetëm procedurat dokumentare, tha Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov për bTV, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes

Publikoi / Publikuan: БНР екип