LAJME

Artikull

Bullgaria është afër bashkimit me programin e udhëtimit pa viza në SHBA

Hënë, 9 Qershor 2025, 11:54

Bullgaria është afër bashkimit me programin e udhëtimit pa viza në SHBA

FOTO: Daniell Mitov/Facebook

Madhësia e shkronjave

Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë Diplomatike. Delegacioni bullgar që shoqëronte ministrin përfshinte drejtorët e drejtorive kryesore "Policia Kombëtare", "Luftimi kundër Krimit të Organizuar" dhe "Policia Kufitare" - Kryekomisionerët Zahari Vaskov, Bojan Raev dhe Anton Zllatanov.
"Bullgaria është shumë afër bashkimit me programin e udhëtimit pa viza në SHBA. Ne po e bëjmë bashkimin me programin një përparësi kryesore dhe qeveria është krenare që raporton përparim të rëndësishëm", tha Mitov gjatë bisedës së tij me Nënsekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Christopher Pratt.
Javën e ardhshme, do të fillojë një takim tjetër trepalësh midis SHBA-së, Komisionit Evropian dhe Bullgarisë, në të cilin do të diskutohen çështje teknike nga plani i punës. Vlerësimi i punës së bërë nga administrata e Presidentit Donald Trump pritet në dhjetor. "Shpresoj që ky vlerësim të jetë pozitiv, në mënyrë që të mund ta përfundojmë me sukses rrugën që nisëm së bashku shumë vite më parë", shtoi Ministri i Brendshëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Daniell Mitov/Facebook