LAJME

Artikull

Portet e Burgasit dhe Varnës mund të bëhen pjesë e Korridorit të Mesëm

Hënë, 9 Qershor 2025, 13:48

Rumen Radev (majtas) dhe Kasëm Zhomart Tokaev

Rumen Radev (majtas) dhe Kasëm Zhomart Tokaev

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra dakord nga presidentët e të dy vendeve, Rumen Radev dhe Kasëm Zhomart Tokaev, në Astana. Një memorandum për këtë qëllim u nënshkrua në prani të të dy presidentëve, njoftoi e dërguara speciale e Radios Kombëtare Bullgare në Kazakistan, Mira Stefanova.
Të dyja vendet ranë dakord gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin e tyre në tregti dhe investime. Tokaev theksoi gatishmërinë e Kazakistanit për të inkurajuar më shumë kompanitë bullgare për të investuar në vend.
"Bullgaria është një partner strategjik për Kazakistanin", tha ai, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta në fushat e gazit natyror, naftës, energjisë bërthamore, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
"Sot, rruga ndërkombëtare e transportit Trans-Kaspik u bë një nga autostradat kryesore ndërkombëtare. Ne ramë dakord të shqyrtojmë çështjen e përfshirjes së porteve bullgare të Burgasit dhe Varnës në këtë korridor", theksoi Presidenti i Kazakistanit. Rruga ndërkombëtare e transportit Trans-Kaspik kalon nëpër Kinë, Kazakistan, Detin Kaspik, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Miliona ton mallra transportohen në Evropë çdo vit përgjatë kësaj rruge.
Të martën, më 10 qershor, fillon vizita zyrtare e Radev në Uzbekistan.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg