Artikull
Parashikimi i motit për 10 qershorin 2025
Ulje e lehtë e temperaturave
Hënë 9 Qershor 2025 16:35
Hënë, 9 Qershor 2025, 16:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit. Në orët e pasdites, do të ketë shi në zona të caktuara. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në rajonet lindore përkohësisht erë e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht midis 25° dhe 30°, në Sofje - rreth 26°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell dhe re të shpërndara shiu. Do të ketë shira afatshkurtër në zona të caktuara. Do të fryjë kryesisht erë e moderuar verilindore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 20°, në 2000 m - rreth 12°.
Moti me diell do të mbizotërojë përgjatë bregdetit të Detit të Zi me rritje të përkohshme të vranësirave, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 23° dhe 26°, dhe uji i detit - 22°-26°. Valët e detit do të jenë 3-4 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип