EKONOMI

Artikull

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

Martë, 10 Qershor 2025, 08:26

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

FOTO: pixabay

Madhësia e shkronjave

Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi se ka mungesë eurosh në zyrat e këmbimit, gjë që çon në një rritje të çmimit të tij në 1.97 leva për kursin e shitjes.
Kërkesa për euro tejkalon ofertën me rreth 10 herë, por pak klientë janë refuzuar. Nuk ka kufizime në shkëmbimin e levave. Ende nuk është e nevojshme të bëhen kërkesa për përpunimin e konvertimit të monedhës, por kjo do të jetë e mundur së shpejti, pasi ekonomisti pret që kërkesa për euro të vazhdojë. Vëllimet e levave të konvertuar në euro në kryeqytet janë të barabarta me sasitë totale në Varna, Burgas dhe Plovdiv, shpjegoi Bakllajan.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: pixabay

Publikoi / Publikuan: БНР екип