LAJME

Artikull

“Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës” përshkruan mundësi të reja turistike për “Provadia-Kriporja”

Martë, 10 Qershor 2025, 09:19

Provdia - Kriporja

Provdia - Kriporja

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka pranë Krakovit në Poloni, njoftoi Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze i Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Iniciativa hap mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, popullarizim të trashëgimisë arkeologjike bullgare dhe konsolidim të rajonit në hartën e turizmit kulturor evropian. Me të kaluarën e saj mbi 7600-vjeçare, Provadia-Kriporja njihet si qendra më e vjetër e minierave të kripës në Evropë dhe struktura më e hershme e fortifikuar e vendbanimeve në kontinent.
Përfshirja e saj në itinerar e vendos Bullgarinë në hartën e një boshti kulturor transevropian të ardhshëm, i cili do të tërheqë turistë, studiues dhe admirues të historisë së lashtë nga e gjithë bota”, bëri të ditur instituti.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA