LAJME

Artikull

Presidenti tha se Bullgaria është e lidhur fort me Korridorin e Transportit Trans-Kaspik

Martë, 10 Qershor 2025, 10:21

Presidenti tha se Bullgaria është e lidhur fort me Korridorin e Transportit Trans-Kaspik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe Uzbekistanit, ku kreu i shtetit është për një vizitë zyrtare.
Bullgaria është e lidhur fort me zhvillimin e këtij korridori si një vend në bregdetin perëndimor të Detit të Zi me porte të zhvilluara dhe me vijën kufitare të dytë më të ngarkuar në botë - midis Bullgarisë dhe Turqisë, tha Presidenti.
"Ne kemi rënë dakord vërtet për shumë gjëra dhe kemi marrëdhënie shumë të mira. Ekonomitë tona nuk do të konkurrojnë me njëra-tjetrën, por do të pasurojnë njëra-tjetrën nëse i zhvillojmë siç duhet marrëdhëniet tona", tha Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirzijoev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA