Artikull
Pomorie pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse
Mërkurë 11 Qershor 2025 02:55
Mërkurë, 11 Qershor 2025, 02:55
FOTO: pomorie.bg
Madhësia e shkronjave
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit muzikor hapet në Kishën e rinovuar të Lindjes së Virgjëreshës Mari. Pas mirëseardhjes pjesëmarrësve, do të zhvillohet koncerti i parë i festivalit, njofton Bashkia e Pomories.
Храмът „Свето Рождество Богородично" в Поморие
FOTO: pomorie.bg
Megjithatë, që në mëngjes, në tempull do të shërbehet një liturgji dhe do të mirëpritet ikona e mrekullueshme, e cila i dha emrin festivalit. Me lejen e Sinodit të Shenjtë dhe bekimin e Shenjtërisë së Tij Patrikut Bullgar Daniill, ikona mbërrin nga tempulli i kryeqytetit "Shën Aleksandër Nevski".
FOTO: pomorie.bg
Ideja për Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse "Shën Virgjëresha Mari - Është e Denjë" në Pomorie lindi në vitin 2003 dhe u realizua për herë të parë në vitin 2004. Festivali do të zgjasë deri më 15 qershor dhe është forumi më i madh për muzikën ortodokse në vendin tonë. Sivjet në të marrin pjesë 30 ansamble të specializuara në interpretimin e muzikës ortodokse.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pomorie.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип