LAJME

Artikull

Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros

Mërkurë, 11 Qershor 2025, 06:04

Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit për të mbajtur një referendum për hyrjen në eurozonë nga 1 janari 2026. Vendimi i magjistratëve ishte unanim me 12 vota, njoftoi Gjykata Kushtetuese. Kështu, sigurisht që nuk do të ketë referendum për zëvendësimin e levës me euron si monedhë kombëtare që nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Radev njoftoi kërkesën e tij për një referendum mbi bashkimin me eurozonën më 9 maj, Ditën e Evropës, në një fjalim të posaçëm drejtuar kombit. Një javë më vonë, ai e paraqiti kërkesën e tij në parlament, por ajo u kthye menjëherë nga Natalija Kisellova.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme: 
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES