LAJME

Artikull

Presidenti bullgar mbështet përpjekjet e SHBA-së për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës

Mërkurë, 11 Qershor 2025, 07:26

Presidenti bullgar mbështet përpjekjet e SHBA-së për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës

FOTO: Zyra e shtypit e Presidencës

Madhësia e shkronjave

Kina është vendi që përfiton më shumë nga politika e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, tha për CNN presidenti bullgar Rumen Radev.Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev beson se po afron momenti kur “Ukraina mund të mbetet pa njerëz për të luftuar”. Prandaj, përballë kërcënimit të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake nga vendet perëndimore në Ukrainë dhe Luftës së Tretë Botërore, kreu i shtetit bullgar preferon të mbështesë përpjekjet e SHBA-së për një proces paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Potenciali i plotë i diplomacisë ende nuk është mobilizuar. Kjo është arsyeja pse unë mbështes fuqimisht përpjekjet e presidentit Donalld Trëmp. Unë besoj se ai është një biznesmen pragmatik që nuk pranon shkatërrimin e asnjë lufte dhe zhgënjimi im është se presidenti Trëmp ende nuk gjen mbështetje të mjaftueshme në BE për përpjekjet e tij për paqe. Disa udhëheqës evropianë refuzojnë të pranojnë realitetin në fushën e betejës dhe ky është gjithashtu një problem i madh", komentoi Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Zyra e shtypit e Presidencës