Artikull
Ngadalësimi i ekonomisë globale do të ulë gjithashtu rritjen e PBB-së të Bullgarisë
Mërkurë 11 Qershor 2025 08:47
Mërkurë, 11 Qershor 2025, 08:47
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e analizës së rregullt të institucionit financiar ndërkombëtar, që publikohet çdo 6 muaj - "Perspektivat Ekonomike Globale".
Në vitin 2025, PBB-ja e Bullgarisë pritet të rritet me 2 për qind, pasi regjistroi një rritje prej 2.8 për qind në vitin 2024. Krahasuar me pritjet e janarit, Banka Botërore e ul parashikimin e saj me 0.8 për qind.
Për vitin 2026, institucioni financiar me seli në Uashington pret që ekonomia bullgare të rritet me 2.2 për qind në vend të parashikimit të janarit prej 2.7 për qind.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik uli gjithashtu parashikimin e saj për Bullgarinë dhe pret rritje të PBB-së në vend prej 2.6 për qind në vitin 2025 dhe 2.3 për qind në vitin 2026.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se PBB-ja bullgare do të rritet me 2.5 për qind në vitin 2025 dhe me 2.7 për qind në vitin 2026.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип